INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë pretendojnë pasurinë e  Prince [FOTO]

Të gjithë pretendojnë pasurinë e Prince [FOTO]

Publikuar më: 15:16 01-08-2016

Pasi ka kaluar vetëm pak kohë nga vdekja e Prince si pasojë e një mbidoze qetësuesish dhe vëmëndja ka kaluar tek pasuria e tij.

Janë plot 29 persona ata që pretendojnë se kanë pjesë në pasurinë e legjendës së muzikës, Prince, janë rrëzuar nga një gjykatë e shtetit të Minesotës. Por këngëtari para se të ndahej nga jeta nuk kishte lënë asnjë  testament dhe nuk kishte fëmijë .Pasuria e tij vlerësohet të arrijë 300 milionë dollarët. Një gjykatës ka urdhëruar tani kryerjen e testeve gjenetike tek 6 persona që pretendojnë se janë kushërinj të këngëtarit. Do të testohen gjithashtu edhe 4 motra e vëllezer, ashtu si edhe 2 gra që besohet të jenë mbesa dhe stërmbesa të ikonës së popit. Testet gjenetike rrëzuan pretendimet e një burri në një burg të Kolorados, i cilit tha se ishte djali i Prince.

 Si pjesë e vendimit të fundit të gjykatës së Minesotës, gjyqtari Kevin Eide arriti në përfundimi se pretendimi i një gruaje nga Xhorxhia se ajo dhe prince dikur kishin qenë të martuar nuk ishte i vlefshëm. Sipas gruas, Cia po përpiqej ta mbante të fshehur martesën. U rrëzuan gjithashtu kërkesat e 5 burrave, që këmbëngulnin se Prince ishte babai i tyre.  Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e 57-vjeçarit kishte ardhur si pasojë e mbidozës së qetësueseve Fentanil, të rekomanduara nga mjeku.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266