INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë prisnim Oriolën, por tani kjo modele seksi shqiptare i ka rrëmbyer stafetën në labelin e Noizyt! Ka gati këngën e parë [FOTO]

Të gjithë prisnim Oriolën, por tani kjo modele seksi shqiptare i ka rrëmbyer stafetën në labelin e Noizyt! Ka gati këngën e parë [FOTO]

Publikuar më: 15:11 01-05-2019

Dy modele mjaft seksi dhe të komentuara në shwobizz-in shqiptar, u bënë pjesë e labelit OTR të reperit Noizy.

Fillimisht ishte Oriola Marashi, të cilën prej kohësh e presim me ndonjë projekt muzikor e më pas labelit ju shtua dhe Niki Delijorgji.

E teksa shpesh në titujt rozë është aluduar se mes Oriolës dhe Noizyt mund të ketë ndodhur ndonjë zënkë, pasi ata nuk ndiqen në Instagram, sërish kemi mbetur konfuzë pasi Oriola ka postuar shpesh foto e video në koncertet e rreperit ku duket se e mbështet.

Por, ndoshta nuk është dhe aq e pamundur që vërtet diçka mund të ketë ndodhur mes Noizyt dhe Oriolës, pasi Niki, e cila ju bashkua labelit më vonë e ka tashmë një këngë gati dhe këtë e ka zbuluar nëpërmjet Instastories.

Deri më tani dimë që kënga e saj i përket rrymës muzikore pop dhe duke qenë se do të dalë në verë, pritet të jetë mjaft ritmike.

Nuk e dimë nëse kënga do të vijë nën logon e OTR, pasi vitin e kaluar Niki u bë anëtarja më e re e grupit të Noizy-t. Na mbetet vetëm të presim!

weafewr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019810199737549