INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë shpejtojnë të përfitojnë, oferta e ‘çmendur’ e shtëpive në Itali

Të gjithë shpejtojnë të përfitojnë, oferta e ‘çmendur’ e shtëpive në Itali

Publikuar më: 15:48 09-05-2019

Të blesh shtëpi 1 euro. Duket e pabesueshme por kjo ka ndodhur në qytetin sicilian, Sambuca, ku shtëpitë e pabanuara janë nxjerrë në shitje për 1 euro. Këshilli vendor i Sambuca, miratoi një strategji në janar, e cila u bë ‘’modë’’ në jug të Italisë, duke shitur shtëpitë e braktisura, për këdo që dëshiron të hyjë në një ankand, i cili fillonte nga 1 euro për shtëpi. “Nëse ata që marrin pjesë nuk kërkojnë më shumë, shtëpitë do të shiten për 1 euro,” është shprehur nënkryetari i Sambuca, Giuseppe Cacioppo.

Kjo ofertë padyshim bëri që kërkesat të ishin shumë të larta. Qindra njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Dubai, Panama dhe Rusi kishin mbërritur në Sambuca, për të vizituar pronat. Ndërkohë, telefonat e zyrave të këshillit nuk ndaluan së rëni, për javë të tëra. “Kemi pasur telefonata nga Sydney, Londër dhe Nju Jork,” tha Cacioppo për “Guardian”. “Pak javë pas lajmërimit që bëmë, morëm pothuajse 100,000 email nga shumë blerës potencialë, të cilët kanë kapur fluturimet e para për të mbërritur sa më shpejt në Sicili”. Vetëm 1 ditë pas njoftimit, kryetari ka deklaruar shitjen e 16 shtëpive të para, ku shtëpia më e lirë u shit për 1,000 euro ndërsa ajo më e shtrenjta për 25,000 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219