INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë sipërmarrësit e rajonit kanë pakënaqësi për taksat, po shqiptarët mbajnë kampion

Të gjithë sipërmarrësit e rajonit kanë pakënaqësi për taksat, po shqiptarët mbajnë kampion

Publikuar më: 10:56 15-07-2019

Raporti i 2019 i Barometrit të Ballkanit në lidhje me taksat e biznesit në rajon thekson se të gjithë kanë ankesa. Po ata që operojnë në Shqipëri kanë më shumë pakënaqësi për shkak të nivelit të lartë të tyre. Në ekonominë shqiptare 2 në 3 biznese raportojnë taksa të papërballueshme që pengojnë ecurinë e sipërmarrjes së tyre.

Jo vetëm kaq, por dhe paga minimale paraqet shqetësim të rëndësishëm për të gjitha ekonomitë, sidomos për Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ky shqetësim është shumë më i lartë këtë vit në Shqipëri me 39% të ankesave nga bizneset dhe të punësuarit krahasuar me 16% që ishte në vitin 2017. Në Kosovë ka përmirësim të dukshëm, pasi vetëm 27% ankohen në një kohë që në 2017 shifra ishte shumë e lartë 57%.
Gjithësesi përparimi të madh ka bërë Mal të Zi, në të gjitha drejtimet duke nisur nga praktikat e punësimit, planifikimin dhe zhvillimin, si dhe rregulloret tatimore.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434