Franky Zapata, kampioni i botës në “jet-ski”, dhuroi sot një spektakël futurist në paradën tradicionale të 14 korrikut në Paris duke fluturuar, në një lartësI prej dhjetëra metrash nga sipërfaqja e tokës mbi një “Flyboard”, një pajisje e krijuar nga vetë ai, sipër bulevardit “Champs-Elysees”.
Zapata është i pari që ka testuar një pajisje të tillë fillimisht ne ujë, dhe shprehet se flyboard ka fuqinë të arrijë shpejtësin 190 km në orë dhe të fluturojë 10 minuta.
Mediat shkruajnë se ushtria franceze ka investuar 1.3 milionë euro për këtë platform fluturuese.
Spektaklin e njeriut fluturues e shijuan të gjitha ata që ishin mbledhur për të festuar në Paris festën Kombëtare të vendit ku i pranishëm ishte dhe presidenti Macron e të tjerë udhëheqës.