INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë sytë nga Kanadaja, ç'pritet të ndodhë me marijuanën

Të gjithë sytë nga Kanadaja, ç'pritet të ndodhë me marijuanën

Publikuar më: 14:56 06-06-2018

Nëse në shumë vende të botës marijuana është e ndaluar dhe madje përdorimi i saj përbën një vepër penale, Kanadaja bën shumë hapa përpara.Kanadaja duke nisur nga korriku pritet të jetë vendi i parë i G7 e cila do të legalizojë plotësisht këtë lëndë narkotike të paktën kështu raporton e përditshmja britanike ‘The Guardian’.

Shteti i largët e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore. “Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror.

Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, u shpreh Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.

Legalizimi mund të prekë të ashtuquajturat modele të krimit, shëndetësisë e faktorë të tjerë të panumërt, por askush nuk e di me saktësi sesi do të ndodhë kjo’-citon prestigjiozja britanike. Një çështje delikate për autoritetet kanadeze është të përcaktohet se çfarë çmimi do të ketë në mënyrë që të mos tërheq përdorues të rinj.

Ministri kanadez i Financave, Bill Morneau e ka bërë të qartë se qëllimi është që kanabisi të mbahet larg duarve të fëmijëve dhe tregut të zi.

Lënda narkotike pritet të shitet në paketime të thjeshta me shënime paralajmëruese për shëndetin, e do të gjendet në dyqane shtetërore të pijeve alkolike.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281