Talentet nuk na mungojnë në art, por ky duket se është një premtim i vërtetë për të ardhmen.
Emri i saj është Klesta Qehaja dhe po dominon listat e Junior Eurovision, ku po përfaqëson Shqipërinë në këtë edicion. NewsBomb bën me dije se vogëlushja me një zë gjigand është e preferuara e votuesve duke u renditur e para në parashikimet online për të fituar çmimin e madh. Jo vetëm kaq, por kënga e saj “Besoj” është gjithashtu më e klikuara në YouTube, duke lënë pas konkurrente si Polonia dhe Italia. Ashtu si dhe titulli i këngës së saj, të gjithë besojnë te Klesta, besojnë votuesit anembanë, besojmë edhe ne.