Siç duket nuk do të mbetet me aq çështja e fotove nudo në plazh të Orlando Bloom.
Pas publikimit të tyre nga sajtet The Daily Star dhe New York Daily News, ku aktori britanik shfaqej pa asnjë rrobë në trup teksa pedalonte një tavolinë sërfi me të dashurën Katy Perry në ujërat e Sardenjës, reagimet në Twitter kanë qenë nga më të ndryshmet. Përpos talljeve, shumë njerëz kanë kërkuar të shohin fotot origjinale të paçensuruara të 39-vjeçarit. Kjo pasi në fotot që qarkullojnë momentalisht online, pjesët gjenitale të Bloom janë të mbuluara nga një katror i zi. Sigurisht nëse kjo do të ndodhte, atëherë Orlando Bloom do t'i lindte e drejta për ta ndjekur çeshtjen penalisht. Ndonëse plazhi thuhet se ishte publik dhe jo nudist!