Kanë shkuar në të njëjtën orë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve të vendit të gjithë të majtët. Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule tek monumenti, Nënë Shqipëri.
Edhe këtë vit dita e çlirimit nuk i ka bashkuar forcat politike shqiptare.
E majta, trashëgimtare e forcave partizane dhe e komunistëve shqiptarë e feston më 29 nëntor, djathta prej disa vitesh, trashëgimtare e forcave nacionaliste të djatha e feston me 28 Nëntor.