Të gjithë në protestë kundër administratores monstër, e cila dhunonte fëmijën 3 vjeçar në një çerdhe private. Edhe politikanët kanë shprehur indinjatën ndaj këtij fenomeni, ndërsa nuk kursejnë thirrjen publike për të denoncuar çdo rast dhune.
Ja çfarë shkruajnë në facebook:
Sali Berisha:
“Një akt çnjerëzor i pronares edukatore që torturon shtazërisht një vogëlush 3 vjeçar”. sb
Vasilika Hysi:
“Miq! Duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i themi jo dhunës ndaj fëmijëve. Ligjet penale i kemi të ashpra për të dënuar njerëz të tillë që kryejnë vepra penale, por duhen denocuar çdo rast dhune fizike, emocionale dhe psikologjike dhe drejtësia të veprojë pa asnjë tolerim. Duhet të rivlerësohen kriteret e marrjes së lejes së ushtrimit të profesioneve të tilla, të monitorohet sistematikisht trajtimi i fëmijëve në të gjitha çerdhet dhe kopështet. Të fillojë urgjent një inspektim në të gjitha kopështet dhe çerdhet, publike dhe private përfshirë dhe qëndrat e përkujdesjes të fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme të shëndetit mendor, me angazhimin e psikologeve. Kontrolli parlamentar për mangësitë ligjore dhe zbatimit e ligjeve në fushë është i nevojshem.
Majlinda Bregu:
“Nuk ia dilet me sharje e mallkime nga një e sëmurë të një e pashpirt deri tek monstra e radhës si kjo që na ngjethi sot, që i lëshonte duart njësoj si mbi gur mbi një fëmijë 3 vjeç.
Nuk ia dilet e as zgjidhim gjë se na prishet gjaku e imagjinojmë si do ta tërhiqnim zvarrë këdo që do godiste fëmijët tanë.
Ajo e qarë e atij fëmije duhet të ngjethë e të shkundë së pari Ministrinë e Arsimit për të gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjencë të çerdheve, kopshteve e shkollave private të liçensuara.
Inspektoriati Shteteror i Arsimit duhet të bëjë MENJËHERË publike listën e çerdheve, kopshteve, cv e pronar, edukatorë, kartelat e tyre personale, çertifikata mjekësore, vlerësim permanent nga grup mjekësh, psikiatër, psikolog.
Dokumentat për dhënien e heqjen e liçensave sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimimi apo përkundesje si dhe vlerësimi periodik duhet të jenë PUBLIKE.
Nuk duhet vetëm analiza e gjakut dhe a kanë kaluar verdhëzën ata që ju besojmë fëmijët, POR mbi të gjitha vlerësimi i statusit të përgjithshëm mendor dhe emocional, vlerësimi psikiatrik i tyre”!