INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë të shqetësuar për Selena Gomez! Zbulohet gjendja shëndetësore pas dy javësh në psikiatri [FOTO]

Të gjithë të shqetësuar për Selena Gomez! Zbulohet gjendja shëndetësore pas dy javësh në psikiatri [FOTO]

Publikuar më: 15:50 01-11-2018

Gjendja shëndetësore e Selena Gomez pas shtrimit të saj në psikiatri është komentuar shumë dhe jo më kot pasi të gjithë fansat e saj janë të shqetësuar për këngëtaren.

E megjithatë ndonëse u raportua se gjendja e këngëtares ishte mjaft e rëndë kur u shtrua në psikiatri, tani dy javë më vonë, vjen më në fund një lajm i mirë, pasi duket se Selena e ka marrë veten dhe ndihet më mirë.

Sipas një burimi pranë “Hollywood Life” Selena po përmirësohet dhe ndihet mirë sërish pas shtrimit në spital.

“Megjithëse ka përmirësime, trupi i saj vazhdon të jetë i brishtë dhe ajo ka frikë se gjithmonë do të brengoset për një nga çështjet e shumta shëndetësore që e shqetësojnë. Por në këtë moment ajo ndihet shumë më e fortë, më e shëndetshme dhe më e lumtur “- tha burimi .

“Selena ka mësuar se duhet të vendosë shëndetin e saj mbi çdo gjë tjetër” – shtoi burimi më tej.

selena_gomez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492