INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë të zhgënjyer nga CR, ja statistikat e 3 javëve të para

Të gjithë të zhgënjyer nga CR, ja statistikat e 3 javëve të para

Publikuar më: 10:23 03-09-2018

Mungesa e paparashikueshme e golit nga Cristiano Ronaldo ka lënë të habitur tifozët e Juventusit, të cilët prisnin “perlat” e portugezit që prej ndeshjes së parë me fanellën e re të bardhezinjve.
Megjithatë, nëse sheh statistikat arrin në konkluzionin se kjo ndoshta është thjesht çështje kohe, pasi portugezi ka provuar me të gjitha mënyrat në këto 3 ndeshje të parë të gjejë rrugën e rrjetës.
CR7 ka goditur plot 23 herë portat kundërshtare, statistikë e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë në të trija ndeshjet: 9 herë ka shënjestruar portën e Sorrentinos së Chievos, 8 herë atë të mbrojtur nga Strakosha te Lazio, e pjesën tjetër ndaj Sepe, me Parmën.
Megjithatë, goli sërish ka munguar. A ka gjë për t’u shqetësuar? Nuk është hera e parë që CR7 e vonon së tepërmi takimin e tij me golin. Që kur zbarkoi në Manchester në vitin 2003, fenomeni luzitan ka arritur të zhbllokohet në ndeshjen e parë në vetëm 5 raste, 4 prej të cilave gjatë aventurës me Realin e Madridit. Më e bujshmja është ajo e vitit 2012, me një trigolësh ndaj Real Saragozzës.
Por, edhe në vitet e tij më të mira, qasja e Ronaldos me golin në hapat e parë nuk ka qenë tërheqëse.
Në sezonin 2007-2008, kur luajti për herë të parë në Champions League gjatë karrierës së tij, 3 ndeshjet e para regjistruan sërish zero gola. I njëjti diskutim edhe për sezonin 2010-2011, sikurse edhe sezoni i fundit me “Los Blancos”-it. Në 4 raste, CR7 ka shënuar vetëm në njërën nga 3 ndeshjet e para, pa gjetur më tej vazhdimësi në javët që pasonin.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375