Fero 2 javë më parë na bëri të ditur të gjtihëve një vendim shumë të rëndësishëm të karierrës së tij, i cili ishte përfundimi i kontratës me labelin “On Records” në mënyrë paqësore.
Teksa shihej shpesh nën praninë e Getoar Selimit, u tha se Fero do të bëhej pjesë e labelit “BabaStars” mirëpo duket se reperi i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e tij të radhës.
Fillimisht ai njoftoi hapjen e kanalit të ri të në Youtube që do të menaxhohet nga një kompani tjetër, ndërsa nëpërmjet një postimi në InstaStory Fero na tregoi se ka gati edhe hapjen e labelit të ri që pritet t’i bëjë konkurencë të gjithëve.
Ai ka publikuar pak më parë një postim ku ka shkruar: “Gang Gang Records? Neë Label?” duke nënkuptuar kështu se po punon për studion e tij diskografike.