Ajo është një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe jo më kot është zgjedhur si “Miss Universe Kosovë” në vitin 2009 dhe po në të njëjtin vit u zgjodh si shoqëruesja e dytë e “Miss Universe”. Mirëpo ajo ka qenë larg vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi kështu ka dashur vetë.
Bëhet fjalë Marigona Dragusha, të cilën mediat spanjolle e quajtën lezbike për shkak të një fotoje ku modelja shqiptare puthej me një vajzë.
Pavarësisht këtyre thashethemeve, Marigona ka vazhduar jetën e madje është bërë nënë vitin e kaluar. Ajo që e ka nxjerr zbuluar modelen është Xhesika Berberi e cila ka postuar disa foto në shoqërinë e Marigonës dhe vogëlushit të saj.
Dy modelet ndodhen aktualisht në SHBA ku ditën e djeshme kanë vizituar edhe fotografin Fadil Berisha i cili ka postuar një foto me vajzat.