Postimi i bërë këtë herë nga Noizy, ka ngjallur më shumë interes.
Reperi zakonisht nuk flet për jetën e tij private, ndaj mbetet të komentohen vetëm detajet e kapura nëpër postimet apo daljet e tij. Diçka e tillë ka ndodhur edhe këtë herë me psotimin e fundit e bërë prej tij, ku fokusi kryesor për ndjekësit nuk ishte Noizy por detaji i kapur në foto. Aty dallon gishti i një femre e cila duket të ketë qenë shoqëruesja e mbrëmjes për reperin. Megjithatë identiteti isaj mbetet ende enigmë.