INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë u dashuruan me klipin e Tayna-s, por më pas 'i drejtuan gishtin' dhe e quajtën 'KOPJE e shpifur', reagon reperja për herë të parë: Ja e vërteta! [FOTO]

Të gjithë u dashuruan me klipin e Tayna-s, por më pas 'i drejtuan gishtin' dhe e quajtën 'KOPJE e shpifur', reagon reperja për herë të parë: Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 22:31 20-12-2018

Thuajse një muaj më parë ra në sy ngjashmëria identike mes klipit të “Pow Pow” dhe “GO Gaga”, këngëve përkatësisht të Tayna-s dhe reperit afrikan Lava Lava. Ishte hera e dytë që Tayna akuzohej për vjedhjen e një klipi dhe për herë të parë u prononcua në “Express Morning”.

“Është interesante se, sa herë del një kopje ia lënë fajin këngëtarit. Kur në fakt, këngëtari ka bërë ato që ka thënë që ka bërë. Unë bëj tekstin dhe vijën melodike. Nuk jam producente, nuk jam skenografe, nuk jam regjisore, as stiliste nuk jam. Nuk rri tërë ditën në YouTube për të parë ç’klipe nxjerrin në Kazakistan a në Afrikë.

Unë nuk e njoh fare. Kur e morën vesh njerëzit, e mora vesh dhe unë që është e njëjta skenë,” tha ajo.

Por si ndodhi kjo rrëmujë? Sipas Tayna-s, regjisori i klipit dhe regjisori i “GO Gaga” janë frymëzuar nga fotot e një artisteje të famshme të viteve ’90. Emri i artistes nuk bëhet i ditur.

“Jam habitur se jam munduar të mbaj një linjë origjinaliteti në tekste dhe vijë melodike. Ndihem shumë keq kur dikush tjetër do të ma prishë këtë trip. Nuk e di a u bë me qëllim a jo. Sipas regjisorit, është frymëzuar nga një artiste, nga një foto e vitit 1994. Prej asaj frymëzohej edhe Lady Gaga. Sipas regjisorit tim, janë frymëzuar në të njëjtin vend edhe ai, edhe regjisori i ‘GO Gaga’. Nuk e di sa është e vërtetë. Është me rëndësi që njerëzit të dinë që s’është faji im. Mund të më gjykoni për sa i përket tekstit ose vijës melodike,” sqaroi ajo.

tayna11.PNG

lava_lava1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924