Fansat e Luanës po prisnin me padurim kur këngëtarja njoftoi se po vjen me një këngë të re në bashkëpunim dhe videoklipi i saj është publikuar ditën e djeshme e mban titullin "Moj bjondinë me sytë e zi".
Luana vjen në bashkëpunim me grupin "TNT" dhe kënga është ripunim. Luana i është përshtatur shumë këngës me panjen e saj: bjondinë, me sytë e zi dhe buzët si qershi. Pa harruar edhe belin e hollë që i duket qartë me fustanin e bardhë që mban veshur.
E ndërkohë që të gjithë po e uronin për këtë bashkëpunim, Luana njoftoi që në verë do të ketë hite të reja.
Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja në një koment në postimin e saj në Instagram, ku i përgjigjet një fanseje:
“Kemi hite të tjera për këtë verë??”, e pyet fansja.
“Pooo”, i përgjigjet ajo.
Kështu si e ka nisur Luana me siguri edhe pak do publikojë albumin e saj.