INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë u fiksuan me programin që të plak para kohe, por ky DETAJ po shqetëson shumë përdorues! Çfarë fshihet? [FOTO]

Të gjithë u fiksuan me programin që të plak para kohe, por ky DETAJ po shqetëson shumë përdorues! Çfarë fshihet? [FOTO]

Publikuar më: 12:23 17-07-2019

Quhet FaceApp dhe po vazhdon të bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka “infektuar” personat e VIP dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që duken të plakur. Transformimi i fytyrave është mjaftueshëm real aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.

Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njohin.

Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit, pastaj në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Siç duket, shumica zgjedhin plakjen.

Janë me miliona postime të shpërndara në këto ditë.

Mirëpo ekspertët janë të shqetësuar për çështjen e privatësisë, pasi aplikacioni mund të marrë akses në fotot tuaja, pa lejen tuaj.

Sipas “Tech Crunch”, aplikacioni lejon që të hyjë në fotot tuaja edhe nëse ju refuzoni, pra edhe nëse e bëni “KURRË” aty ku ju kërkohet për të dhënë leje për përdorimin e fotove.

 Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin. Përdoruesit e Twitter kanë theksuar gjithashtu origjinën ruse të aplikacioneve – FaceApp është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg.

Përdoruesit dhe ekspertët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë fakt.

twitter.png

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928