Diva e muzikës Jennifer Lopez ishte njëra nga femrat më tërheqëse në eventin e djeshëm në “Met Gala”.
JLO ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez, dhe ky është viti i tretë rresht që çifti merr pjesë së bashku në këtë event madhështor. Edhe pse ajo shumë shpejt feston 50-vjetorin, Jennifer dukej si një vajzë e re me një fustan prej kristali ku nuk i linte vend imagjinatës duke nxjerrë në pah asetet e saj të bollshme dhë tërheqëse. Pikërisht këto asete bënë që i dashuri i Dua Lipës mos t’i ndante sytë nga këngëtarja latine.
Jennifer mbante në kokë një aksesor shumë interesant, por kjo nuk është hera e parë që po e shohim sepse më parë e ka veshur Oriola Marashi.
Modelja ka publikuar në instagramin e saj një fotokolazh ku në njërën anë është ajo dhe në anën tjetër Jennifer Lopez.
Kush duket më mirë?