Ditën e djeshme ajo i bëri të gjtihë të besojnë se ishte fejuar.
Ka qenë një postim i bërë nga mikesha e Kamela Islamajt, Orgesa Zaimi e cila tregonte një dorë me një unazë fejese ne gisht, ajo që i bëri të gjithë të mendojnë se Kamela sapo ishte fejuar me DJ-n italian Truman. Megjithatë nuk paska qenë kështu , vetë Kamela konfirmoi se ajo dhe Truman janë fejuar tre vite më parë, por unaza erdhi pak me vonesë.
“Megjithatë, mesa duket Orgesa është ekzaltuar shumë nga ardhja e unazës dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.”,- u shpreh Kamela.