INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë u kallëm pas fustaneve të Elvana Gjatës, por i kishit venë re këto DETAJE tek kënga me Capital T? [FOTO]

Të gjithë u kallëm pas fustaneve të Elvana Gjatës, por i kishit venë re këto DETAJE tek kënga me Capital T? [FOTO]

Publikuar më: 09:33 30-06-2019

Elvana Gjata dhe Capital T kanë mbledhur sërish forcat bashkë për të sjellë një produksion muzikor që do të kthehet në hitin e kësaj vere. “Fustani” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili erdhi surprizë për të gjithë fansat, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte lajmëruar më herët se do të sillnin një këngë së bashku.

Videoklipi është realizuar në Stamboll të Turqisë dhe Elvana shfaqet shumë ekstravagante, e cila ka veshur plot 5 fustane. Nga fustani i tejdukshëm deri tek fustani në ngjyrë portokalli fosforishent, Elvana e ka kallur vërtet me paraqitjet e saj.

-640-0-5d17d79dacaaa.jpg

-640-0-5d17d79f2fe59.jpg-640-0-5d17d79e2d4fb.jpg

-640-0-5d17d79d1f871.jpg-640-0-5d17d79ae7aa9.jpg


Nga vetë titulli i këngës, të bën të mendosh që kënga rrotullohet rreth fustaneve të këngëtares, por nuk qenka e gjitha kjo.
Në tekstin e këngës, por edhe në klip vërehet patriotizmi i artistëve. Elvana shfaqet me krahë shqiponje të vendosur në kokë, ndërsa Capital T këndon gjatë gjithë kohës “We Are Albanians”, pra ne jemi shqiptarë.

4-1.png

 

Vlen të theksojmë gjithashtu se këngëtarët janë frymëzuar nga një këngë e vjetër shqiptare për të realizuar “Fustani”. 

Mesa duket Elvana Gjata dhe Capital T janë një dyshe fantastike në muzikë, pasi edhe më herët kanë bashkëpunuar për këngën “Lejla” së bashku me 2PO2.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104