INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë u shokuan nga vdekja e tij, por këngëtari i njohur e pranon: Unë mund ta kisha shpëtuar Mac Miller nga vdekja [FOTO]

Të gjithë u shokuan nga vdekja e tij, por këngëtari i njohur e pranon: Unë mund ta kisha shpëtuar Mac Miller nga vdekja [FOTO]

Publikuar më: 17:10 12-09-2018

Të premten që lamë pas u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur në një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila mori fund pak muaj më parë. Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij. Mijëra njerëz i kanë shkruar ish të dashurës së tij, Ariana Grande duke e bërë fajtore për humbjen e Mac Miller.

E një ndër artistët që e ka përjetuar keq ndarjen nga jeta të Mac Miller është edhe Charlie Puth. Artisti amerikan në një intervistë për E! NeWs ka rrëfyer se javët e fundit ata të dy kishin folur pothuajse çdo ditë me njëri tjetrin dhe se ai nuk kishte pasur asnjëherë një shok si Miller, i cili ishte bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij në një kohë kaq të shkurtër.

Gjithashtu ai ka pranuar se e kishte këshilluar shumë shpesh ish të dashurin e Ariana Grandes që të hiqte dorë nga substancat, të cilat në fund i morën jetën. Madje kishte menduar gjithmonë se ai do të ishte personi i cili do ta shtynte Mac të jetonte një jetë të mirë, të shëndetshme dhe mbi të gjitha esëll.

Pas vdekjes së reperit Puth ka pranuar se i ka dërguar një mesazh në telefon, ku i ka shkruajtuar thjesht “Të dua vëlla!”, edhe pse e dinte që nuk do të merrte një përgjigje.

PUTH.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00229811668396