Muzika…Çfarë do të bënim pa të? Duket në fakt si një mitizim i këtij arti në vetvete, por lidhja e njeriut më muzikën ka vërtetuar se është pjesë e pandashme e jetës. E në fakt, sa të rrallë janë ata që nuk preferojnë të vendosin kufjet gjatë orëve të ndryshme të ditës?
Tashmë, me zhvillimin e teknologjisë është bërë e mundur që muzikën ta kemi gjithnjë me vete. Mjafton të shkarkojmë këngët e preferuara në aparatin telefonik dhe rruga nga shtëpia në punë me transport publik nuk është më aq e mërzitshme sa më parë. Nëse udhëtojmë me makinë, mjafton të ndezim radion apo të vendosim diskun e parapëqyer, që rruga të mos duket e gjatë ose e vështirë. Nga ana tjetër, sa herë është bërë muzika pjesë e bisedës mes miqsh?
“Çfarë rryme dëgjon?”, është ndër pyetjet më të zakonshme në të tilla raste, ndërsa tashmë të gjithë jemi ndarë në disa grupime. Janë ata klasikët, të apasionuarit pas rrokut apo metalit, që duam apo nuk duam, nuk i mposhtim dot me argumente, kur vjen puna tek cilësia e këngëve që dëgjojnë, shkruan Bordo.al Janë dhe ata që nuk lënë rast t’iu humbasë, për sa i përket këngëve më të fundit. Të tjerë njohin çdo lloj muzike, për të mos thënë që dinë çdo tekst përmendësh…Po ju, cila rrymë ju përshtatet më shumë?
Këtë e zbulon më së miri shenja juaj e zodiakut, që nuk ju lë as këtë herë në dyshim për një temë të tillë!
DASHI – Rock
DEMI – Reggae
BINJAKËT – Dance
GAFORRJA – Blues
LUANI – Heavy Metal
VIGJËRESHA – Muzikë Klasike
PESHORJA – R&B
AKREPI – Avant-garde Jazz
SHIGJETARI – World
BRICJAPI – Jazz
UJORI – EDM
PESHQIT – Indie Pop