INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të hapen negociatat me Shqipërinë”/Ja cilat janë 13 shtete të BE-së që firmosin iniciativën

“Të hapen negociatat me Shqipërinë”/Ja cilat janë 13 shtete të BE-së që firmosin iniciativën

Publikuar më: 12:57 11-06-2019

Trembëdhjetë vende të BE-së do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Portali i BE-së, Euroactiv raporton se pro hapjes se negociatave jane: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Duket se në listë nuk janë shtete e fuqishme si Gjermania e sigurisht as vendet më skeptike Franca dhe Holanda.

Ky draft pritet t'i paraqitet të mërkurën ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

“Ideja është të niset një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha për EURACTIV një diplomat duke theksuar se kjo është një formë presioni.

“Dokumenti përfaqëson një formë presioni, për të treguar se dilema e BE-së për zgjerim dhe thellim është e gabuar. Dilema mes zgjerimit dhe thellimit të BE është diçka artificiale, pasi nuk ka të bëjë me pranimin e anëtarëve të rinj, por vetëm me hapjen e negociatave.Nëse të dyja proceset nuk shkojnë së bashku, BE së shpejti do të përballet me Ballkanin Perëndimor, por fatkeqësisht në një mënyrë më kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.

Ndërsa Gjermania duket se është e ndarë CDU CSU janë në favor të idesë për shtyrjen e negociateve, ndërsa ministri i Jashtëm anëtar i SPD –së Michael Roth është shprehur se negociatat duhet të hapen menjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833