Ndarjes nga Brad Pitt duket se i ka ardhur fundi dhe thashethemet flasin për një person të ri që ka rrembyer zemrën e aktores Angelina Jolie.
Bëhet fjalë për aktorin 33-vjeçar, Garrett Hedlund. Disa burime shumë të afërta me aktoren Angelina Jolie thanë se ajo dhe Hedlund janë çifti perfekt.
“Fillimisht ata shkëmbyen ‘e-mail’-et me njëri-tjetrin më pas filluan të planifikonin një darkë. Garret po bën çdo lëvizje”, -tha njëri prej burimeve për ‘Radar Online’.
Si për ironi, roli i parë në kinema i Hedlund ishte në filmin ‘Troy’ në të cilin ka luajtur edhe Brad Pitt. Angelina mendohet se është njohur për herë të parë me Garret gjatë xhirimeve të filmit ‘Unbroken’ në 2014, ku Jolie ishte regjisorja.
“Angelina po e shijon shumë vëmendjen e Garret. Ai është si një Brad Pitt më i ri dhe më i bukur”,-thanë burimet për ‘Radar Online’.