INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të hënën hapet Aeroporti i Kukësit

Të hënën hapet Aeroporti i Kukësit

Publikuar më: 11:33 01-04-2017

Arrihet marrëveshja për hapjen e aeroportit të Kukësit. Marrëveshja që i garantonte ekskluzivitetin e gjithë fluturimeve në Shqipëri, kompanisë koncensionare që menaxhon aeroportin e Rinasit ëshët ndryshuar. Javën e ardhshme do të hapet aeroporti i Kukësit. I pranishëm do të jetë kryeministri Rama dhe drejtori ekzekutiv i Ryanair z.Adrian Dunne. Në një prononcim për mediat Kryeministri Rama është shprehur i lumtur për këtë nismë, pasi sjell zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit në Shqipëri, duke u shërbyer drejtpërdrejt jo vetëm mbi 1.5 milionë emigrantëve shqiptarë por padyshim që Rinasi do të jetë një Gate edhe për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë.
“Jam ndjerë i turpëruar çdo herë që takoja emigrantë shqiptarë dhe më shtronin pyetjen e drejtë se pse nuk hapet Aeroporti i Kukësit. Është vërtet e sikletshme kur mendon se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka linja ajrore me kosto të ulët që i ka çdo vend i Rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën”-është shprehur Rama ndërsa premtoi hapjen e aeroporteve të tejra. “ Nuk do të ndalemi me Kukësin pasi është e papranueshme që bukuritë shqiptare të mbesin peng i abuzimeve me çmimet e Rinasit. Ne do të rilindim edhe aeroportin e Vlorës dhe të Gjirokastrës”, theksoi Rama duke shtuar se turizmi ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë së tij. Tepër entuziaste është ndjerë edhe Ministrja e Turizmit e cila ka theksuar se Turizmi në Shqipëri nuk mund të kishte kuptim vetëm me Rinasin. “Ne e dinim se një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë shkonin nga Mali i Zi, nga Maqedonia apo nga aeroportet e veriut të Greqisë për të arritur në mëmëdhe”- është shprehur Milva Ikonomi. Nga ana e tij, ministri Haxhinasto deklaroi se në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, kompanisë koncesionare të Rinasit i është zgjatur kontrata me dy vjet. “Parimi i këtyre bisedimeve ka qenë që kompania të mos dëmtohej në planin e saj të biznesit, që do të thotë që çdo reduktim i numrit të pasagjerëve do të kompensohet me periudhën e zgjatjes koncesionare. Ne do të respektojmë koncesionarët në Shqipëri”, deklaroi ai. Hapja e Aeroportit të Kukësit do të krijojë rreth 200 vende të reja pune, ndërkohë që Haxhinasto deklaroi se po bëhet studimi i mundësisë për hapjen e një aeroporti tjetër në Jug të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771