U largua nga emisioni “Aldo Morning Show” dhe tashmë Zogu i Tiranës nuk i kursen batutat që bëjnë bujë as në emisionin e ri “Ditë e Re”.
Batuta e sotme epike e Zogut ka vënë në siklet moderatoren e emisionit Dajana Shabani.
Gjatë lidhjes direkte me studion, Zogu i Tiranës, i cili ndodhej në sheshin “Skënderbej”, nisi të kërcente e të këndonte ndërsa në një moment u shpreh: “O ta hënksha pi-pi-pip-pip-pi o Dajana!”
Me të qeshura moderatorja ka vendosur ta kaloj këtë skenë të sikletshme duke vazhduar emisionin.