INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të huajt në Shqipëri shpenzuan afro 8.7% euro më shumë se më parë

Të huajt në Shqipëri shpenzuan afro 8.7% euro më shumë se më parë

Publikuar më: 08:26 11-09-2018

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat mbi shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor. Ato kanë arritur nivel rekord prej 785 milionë euro. Rritja e fluksit të turistëve të huaj, në ka bërë që të hyjë më shumë valutë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7%. Ndërsa të dhënat nga INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Shqipërinë në 6 muajt e parë të viti e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën kryesore e mbajnë shtetasit nga kosovarë, me rreth 29%, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, ndërsa të tjerat për punë apo aktivitete të ndryshme.
Edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Gjithësesi mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002