INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të huajt, Shqipëria “xhungla” e ndërhyrjeve estetike [FOTO]

Të huajt, Shqipëria “xhungla” e ndërhyrjeve estetike [FOTO]

Publikuar më: 11:14 20-03-2017

E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit. Madje thuhet se të huaj vijnë vetëm për këtë arsye në Shqipëri pasi çmimet e ndërhyreve janë të ulta. Për të njëjtën çështje kanë reaguar dhe italianët.
E përditshmja spanjolle “El Pais” ka lëshuar alarmin sa i përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Sipas Monitor shkrimi është ripublikuar dhe në mediat italiane.
Maria Antonia Sanchez Villejo e ‘El Pais’ shkruan se ka raste kur ndërhyrjet mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.
Ajo shkruan se viktimat e para janë vetë shqiptarët, të rinjtë mes 20-30 vjeç, të cilat pas ndërhyrjeve vuajnë efektet anësore, siç janë: temperatura, shenjat, edemitë, paralizat faciale, etj. Bëhet fjalë për dëme të pariparueshme. “Numri është kaq i lartë sa mund të flitet për epidemi”, shkruan El Pais.
 
Shkaqet
Pasojat, shkruan e përditshmja spanjolle, më së shumti shkaktohen nga përdorimi i tepruar i filler (substancë mbushëse për lëkurën), një pjesë e të cilave janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, si Italia apo edhe Franca.
Në Shqipëri, çmimi i trajtimeve të vogla estetike si shtimi i volumit të buzës apo edhe i mollëzave kushton rreth 50 euro.
Në vende të tjera, një seancë e vetme kushton nga 300-600 euro. Por, çmimet ndryshojnë nga pjesa e fytyrës ku bëhet ndërhyrja dhe nga filler-i që përzgjidhet. Por ajo që ndikon tek ky fenomen, shkruan El Pais, ka të bëjë edhe me boshllëkun legjislativ, ndërsa së fundmi po parashikohet edhe rregullimi sipas normativës së BE-së.
Blogjet italiane: Shqipëria, xhungla e ndërhyrjeve estetike
Edhe blogjet dhe mediat profesionale italiane shkruajnë se Shqipëria është xhungla e ndërhyrjeve estetike. Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur. Në fillim të shkurtit, blogu Italian youmedia.fanpage.it shkruan se problemi, që po e denoncojnë shumë mjekë, është se është përhapur një zakon i keq për të marrë ekspertë të dyshuar nga Turqia, Greqia dhe vende të tjera për edhe një fundjavë për të kryer këto trajtime të rrezikshme.

Shqipëria konkurron me çmimet
Shqipëria konsiderohet si një vend tërheqës për turizmin mjekësor dhe atë estetik për shkak të tarifave të ulëta që aplikohen.
Kështu sipas të dhënave të mbledhura nga Monitor, rinoplastika  kushton më shtrenjtë në SHBA  me rreth 5,000-15,000 dollarë, e ndjekur nga Anglia me rreth 7,400 dollarë, Franca me rreth 6,300 dollarë, por edhe Belgjika me rreth 6,000 dollarë.
Në Shqipëri operacionet plastike në hundë kushtojnë nga 1,000- 1,500 euro. Në Çeki ky çmim llogaritet në rreth 2,500 euro, ndërsa në Itali nga rreth 2,400 euro në 3,500 euro.
Ashtu si në rastin e turizmit dentar, Shqipëria është konkurrrente me çmimet, por rreziku i këtyre ndërhyrjeve dhe mungesa e kontrollit po bëjnë që mediat e vendeve të BE-së të paralajmërojnë qytetarët e tyre për dëmet e pariparueshme që mund t’u kanosen.

foto_2_plas.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777