Së fundmi Big Mama është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar, dobësimi i saj i menjëhershëm e vendosi në qendër të vëmendjes, por jo vetëm batutat e saj shpesh herë na kanë bërë të qeshim me të madhe.
E ftuar në emisionin "n'Kosovë show", këngëtarja nuk po ndihej rehat dhe i tha moderatorit t'ja hiqte aparatin e vendosur në shpinë.
"Po më hipin nervat, hiqe këtë se po më hyn në kokë kjo antena. Të hyftë ty", u shpreh Big Mama duke qeshur.
Moderatori u çua t'ja hiqte aparatin e mikrofonit këngëtares dhe i tha: "Mu më ka hyrë" duke treguar nga kamera aparatin e vendosur.
"Kush ta ka fut?", e pyeti Big Mama. "Ky djali ma fut çdo javë", ja ktheu moderatori duke iu referuar djalit që rregullon mikrofonat teksa mes të dyve plasi e qeshura.