INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ikë Nishani, Veliaj: President përçarës!

Të ikë Nishani, Veliaj: President përçarës!

Publikuar më: 10:55 13-05-2016

Përplasja mes Presidencës dhe Bashkisë së Tiranës kalon në një tjetër nivel. Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i bashkisë Erjon Veliaj ka shkuar përtej akuzave për qëndrime politike të Bujar Nishanit dhe kërkon shkarkimin e e tij nga posti i Kryetarit të Shtetit.
“Presidenti doli në konferencë vetëm për interesin e tij personal, siç ka bërë gjithmonë. Asnjëherë për çështje kombëtare nuk ka thënë gjë. Presidenti është kthyer në një zyrë shtypi i PD-së. Është përçarësi i vendit, ka përdorur çdo mundësi për ta përçarë shoqërinë. Kurrë nuk ka folur për interesin publik ky President në ikje”.
Akuzat publike mes dy institucioneve, Bashkisë së Tiranës dhe Presidencës erdhën menjëherë pas fillimit të punës për ndërtimin e këndit të lodrave në Parkun e Liqenit Artificial. Por sot, Kryebashkiaku ka këtë pyetje ndaj Bujar Nishanit.
“Çfarë mendon Presidenti për 5 pallatet te diga e liqenit, pak metra nga këndi i lodrave? Kur ka mendim për këndin e lodrave, duhet të ketë dhe për këtë. Basha e ka dhënë lejen pasi qeveria kishte ndaluar ndërtimet në gjithë territorin e vendit. Askush nuk e ka aprovuar ndërtimin te diga”.
Një ditë më parë Presidenti Bujar Nishani kërkoj nga drejtësia që të hetonte Veliajn për shpifje, pasi sipas tij ai ka akuzuar kreun e shtetit si “hajdut”. Por kishte dhe një tjetër shqetësim kreu i shtetit. Duke folur për protestën e bashkisë lidhur me çështjen e pallateve shumëkatëshe pranë digës së Liqenit, Nishani e cilësoi sulm terrorist ndaj institucioneve të drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506