INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të interesuar për të studiuar në SHBA? Ambasada publikon kriteret e pranimit [VIDEO]

Të interesuar për të studiuar në SHBA? Ambasada publikon kriteret e pranimit [VIDEO]

Publikuar më: 09:53 19-08-2018

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që duan të studiojnë në SHBA.

Nëpërmjet një postimi në facebook ambasada ka publikuar bashkëbisedimin e EducationUSA për kriteret që duhen plotësuar për procesin e pranimit në arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara.

“Je një student i interesuar për të ndjekur një universitet apo kolegj në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni bashkëbisedimin e EducationUSA mbi "Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara".

Ekspertë të arsimit të lartë, studentë ndërkombëtare dhe Departamenti i Shtetit diskutuan se si funksionon procesi i pranimit në arsimin e lartë të Shteteve të Bashkuara. Mësoni mbi kriteret dhe se si do të vlerësohet aplikimi juaj ? https://bit.ly/2MtLT6s”, ka shkruar ambasada amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783