Paragjykimet përpara se të filloni një punë do të marrin fund pasi teknologjia po mundëson që intervistat të realizohen nga një robot.
Roboti i quajtur Tengai është fryt i Furhat Robotics, një kompani e robotikës dhe inteligjencës artificiale në Stokholm. Ai është 41 cm dhe peshon 3.5 kilogram.
Tengai ka aftësinë të lëvizë sytë dhe të buzëqeshi ndërkohë që interviston kandidatët për një punë të caktuar.
Kompania ka shpenzuar vite për të ndërtuar robotin i cili është në gjendje të kuptoj mimikat e njerëzve.
Kompania sqaron se ky robot u krijua për ti dhënë fund paragjykimeve të pavetëdijshme në lidhje me kompetencën e dikujt në bazë të gjinisë, etnisë, zërit, arsimit, pamjes ose si rezultat i bisedave joformale para ose pas një interviste.
Tengai do të bëjë intervistën me punëkërkuesit dhe do të paraqesë të gjitha pyetjet në mënyrë identike, më të njëjtin ton, dhe zakonisht, në të njëjtën mënyrë për të gjithë.
Kjo mendohet se do të krijojë një intervistë më të drejtë dhe më objektive pune.
Pastaj menaxherët e kompanisë do të marrin të transkriptuar secilën intervistë dhe sipas përgjigjeve të marra do të arrijnë të përzgjedhin kandidatin e duhur.
Pas testimeve të shumta, roboti do të filloj të intervistoj kandidatët në fund të muajit maj.