INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Te jesh egoist nuk qenka aq keq. Ja te mirat...

Te jesh egoist nuk qenka aq keq. Ja te mirat...

Publikuar më: 18:12 05-11-2016

Teksa ju quajnë egoist, sigurisht që nuk është një kompliment. Por ja që të qënit i tillë mund t’iu bëjë një person të mirë, thonë ekspertët e psikologjisë.

Ju duhet të kujdeseni për veten tuaj në radhë të parë . Është në natyrën tonë që së pari të kujdesemi për nevojat tona.

“Egoist” është një fjalë e shëmtuar por kjo mund të ketë dy anët e saj.

Njëri konotacion është që ju jeni i rreptë dhe i pakujdesur ndaj të tjerëve. Ndërsa tjetri është që ju merrni përgjegjësinë për nevojat tuaja personale, emocionale dhe fizike. Dhe kjo është një pjesë e rëndësishme për një perosn të rritur.

 1.Do të jeni më të shëndetshëm

Njerëzit egoistë kanë tendencën të kujdesen më shumë për veten e tyre. Këto persona krijojnë kohë dhe hapësirë mjaftueshëm për veten e tyre.

 2.Do të keni një avantazh kur të bëhet fjala për rolet e lidershipit

Studimet kanë treguar se duke vepruar në vetë interesin tuaj, ju mund ti jepni avantazhe vetes në role udhëheqëse. Njerëzit egoistë janë më të sigurtë  dhe ka më pak të ngjarë të heqin dorë nga qëllimet e tyre.

3.Do të keni marrëdhënie më të mira

Të tjerët  do ta kenë më të vështirë t’iu maniupulojnë apo të përfitojnë nga ju nëse jeni egoistë.  Nëse personat egoistë janë duke kërkuar për një partner për të plotësuar nevojat tuaja emocionale, marrëdhënia e tyre është e ndjeshme.

4.Do të jeni më të lumtur

Njerëzit egoistë e kalojnë kohën duke bërë atë që duan të bëjnë. Duke vënë veten tuaj në vend të parë, nuk është një cilësi negative. Përkundrazi, kjo është puna juaj. Që të kujdeseni për veten.

Kur jeni në gjëndje të përqëndroheni tek vetja juaj, jeni edhe më të lumtur. 

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814