INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jesh i/e dashura e një zyrtari duhet të deklarosh pasurinë

Të jesh i/e dashura e një zyrtari duhet të deklarosh pasurinë

Publikuar më: 10:10 30-03-2017

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë apo të afërmve të tyre shpesh ka sjellë dhe reagimin e të prekurve nga ky ligj. Por tashmë po shkohet edhe më tej. Në vendimin e Komisionit të ligjeve janë miratuar ndryshimet në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” ku është zgjeruar edhe rrethi i personave që duhet të deklarojnë pasurinë. Të krijosh një lidhje intime me një zyrtar apo zyrtare , me ndryshimet e fundit ligjore do të jenë të deklarojnë pasurinë.
Ligji i ri për deklarimin e pasurive ka përfshirë në listë edhe bashkëjetuesit apo bashkëjetueset e zyrtarëve të zgjedhur, që sipas ligjit kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje pro/ligjin për “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me disa ndryshime në krahasim me ligjin që është në fuqi aktualisht. Në nenin 6 të ligjit që do të kalojë në Parlament është vendosur një dispozitë e re, që detyron që edhe bashkëjetuesit të deklarojnë të ardhurat e tyre, në fillim dhe në fund të mandatit të zyrtarit me të cilin bashkëjetojnë. Ky ndryshim u arsyetua i saktë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilët u shprehën se sot shumica e çifteve të reja bashkëjetojnë, pa lidhur martesë në gjendjen civile.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613