Deputeti i PS Taulant Balla, ndodhet në Bruksel. E për fat të mirë i ka shpëtuar shpërthimit në metro. Ai ka postuar në rrjetet sociale disa foto dhe pamje ku duken qartë shtëllungat e tymi që ngrihen lartë nga një dalje e metrosë dhe njerëz që vrapojnë në panik.
Balla ka shkruar: “Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim! Duhet luftë më e fortë ndaj terrorizmit. Janë të pabesë!”
Deputeti Balla ndodhet në Bruksel për punimet e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian në lidhje me draft-raportin për hapjen e bisedime të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.