Mbrëmja e fundvitit rezultoi një sukses për audiencën e ekranit të IN Tv duke mbajtur për herë te parë publikun e orës 21:00 - 01:00 me programin 'Trokit 2019'.
Prezantuesit e IN u bënë bashkë me emrat e suksesshëm të ekranit si Aurela Gace, Eli Fara, Era Rusi, Stine e Visjan Ukcenaj.
Dyshja shumë e dashur Aurela- Eli erdhën në program në prag të ndërrimit të viteve duke sjell shumë rrëfime të sinqerta e të qeshura qe nuk ndalonin.
Moderatori Ermal Peçi i vuri ato përballë njëra-tjetrës në dy lojra për t’i njohur më shumë, aq më tepër raportin e tyre prej dekadash.
Kaq mjaftoi që të qeshurat të bëhen refren i programit. Në të njëjtën kohë ato duhet të ngrinin pallaskat me emrat e tyre përballë pyetjeve flash e ngacmuese të Ermalit.
Kush paguhet më shumë nga ato të dyja? Kujt i shkruajnë më shumë meshkujt? Cila i jep koncerte tjetrës? Cilat janë 4 gjërat më seksi te Aureles dhe Elit? Pooo vajzat përgjigjen për të gjitha në videot e mëposhtme: