INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jesh tifoz futbolli, keni edhe përfitime shëndetësore

Të jesh tifoz futbolli, keni edhe përfitime shëndetësore

Publikuar më: 14:16 15-08-2019

Nëse nuk ju pëlqen të shihni futboll duhet të rimendoheni dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi pasi të parit e një ndeshjeje ndikon pozitivisht në shëndet.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup ekspertësh amerikanë të cilët kanë vrojtuar 25 tifozë futbolli.

Ata panë se rrahjet e zemrës së tifozëve u rritën me rreth 64% duke arritur kulmin me 130 rrahje në minutë .Një rrahje normale zemre është midis 60 dhe 100 rrahje për minutë.

Kjo 'stërvitje' nënvizojnë shkencëtarët është e barabartë me një ecje të shpejtë në këmbë për rreth një orë e gjysmë.

Duke parë skuadrën e tyre që është duke fituar ndikon në trupin e tifozëve pasi reduktohet presioni i gjakut. Për disa ditë ata përfitojnë edhe një gjendje më të mirë psikologjike.

E kundërta ndodhte kur tifozët shihnin skuadrën e zemrës të humbiste madje krahasohej me gjendjen emocionale sikundër të humbisnin një shok.

Sipas të dhënave të mjekëve duke mbështetur skuadrën e preferuar të futbollit ju përfitoni një sistem më të fortë kardiovaskular pavarsisht rezulatit të ndeshjes, ndiheni më mirë nga ana psikologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0031478404998779