Një “bad-boy”, me armë dhe lëndë narkotike, me rep të fortë, me shumë diss-e dhe përveç këtyre cilësive që karakterizojnë një djalë të fortë, nga ana tjetër Stresi na tregoi se ishte mëse i ëmbël në raport me të dashurën e tij Keisi, e cila më pas u bë e fejuara e tij.
Stresi me postimet në Instagram na kishte lënë të kuptonim se ishte marrëzisht i dashuruar me partneren e tij teksa së fundmi lajmi i arrestimit të tij në një lokal në Linzë, i zhveshur në shtrat me një 20-vjeçare, teksa kishte edhe lëndë narkotike, na habiti të gjithëve.
Po çfarë ka qenë duke bërë Keisi në momentin kur Stresi është arrestuar?
Nga një vështrim në Instagramin e saj kuptojmë se prej pak kohësh Kejsi ndodhet jashtë shtetit, ku ka shkuar të vijojë programin studimor, ndërsa në momentet që të dashurit të saj i viheshin prangat, ajo kishte dalë për shopping.