INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jetë ky VIP botëror ''molla e sherrit'' mes kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj?! [FOTO]

Të jetë ky VIP botëror ''molla e sherrit'' mes kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj?! [FOTO]

Publikuar më: 19:20 04-12-2018

Anxhelina Hadërgjonaj para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Urimin e parë ajo e mori nga e ëma Albëria Hadërgjonaj e cila e emocionoi vajzën së saj. Gjithashtu Anxhelina mori shumë urime nga miqtë dhe të afërm të saj, por ajo që ra në sy ishte se Beatrix kushërira e këngëtares nuk i bëri asnjë urim.

Në media u aludua dhe bëri bujë lajmi se kushërirat janë zënë njëra me tjetrën dhe nuk kanë marrëdhëniet e mëparshme. Dhe dyshimet u shtuan me faktin se dy vajzat nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës, madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram.

Por sipas “Iconstyle.al”, molla e sherrit mes të dy vajzave është bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel. Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin e famshëm dhe ka kohë që jeton me të. Nuk e dimë nëse Anxhelina është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-in, por vajzat kanë zgjedhur të ndërpresim marrëdhënien e tyre.

mtt.png

Article Logic
Execution time: 0.0036377906799316