Edhe pas përfundimit të “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga ish-banoret më të komentuara në media dhe që tërheq vëmendjen me postimet e saj në Instagram ku ndiqet nga mijëra fansa.
Gerta prej kohësh jeton në Norvegji me partnerin e saj, por këtë verë është rikthyer për të kaluar pushimet në Dhërmi.
Ish-banorja ka postuar sot një foto ku shfaqet në super formë, me rroba banjo e syze teksa relaksohet në shezlong.
Mirëpo fansat kanë vënë re një detaj tjetër dhe kanë nisur t’i komentojnë Gertës se po tregon më shumë se ç’duhet.
“I kam ul, si kam ngrit e nxora qe ta shihni me sy e te plasni me zemër”- i përgjigjet Gerta komentuesit.
Të ka dalë …”- i shkruan një tjetër. “Pse të mos dali”- i kthehet Gerta.