INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të kalosh kohën në mënyrë të kulturuar! Bibliotekë e re në Tiranë[FOTO]

Të kalosh kohën në mënyrë të kulturuar! Bibliotekë e re në Tiranë[FOTO]

Publikuar më: 11:51 19-10-2018

Të apasionuarve të librit në kryeqytet ju është shtuar një tjetër ambient komod leximi. Në njësinë vendore nr. 10 është restauruar plotësisht bibiloteka Misto Treska. Ajo gjithashtu është pasuruar dhe me 500 tituj të rinj. Botimet e reja janë bashkëkohore. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ata që bënë të mundur realizimin e projektit dhe donatorët që dhuruan librat.

“Kjo trajtohej si një magazinë librash, ku plaseshin librat aty dhe thuhej kemi një bibliotekë.
Pse kjo bibiliotekë të mos duket po aq tërheqëse sa kafeneja këtu përballë? Pra, nëse do të duhet të konkurrojmë, duhet të themi: Po, ne e trajtojmë me dinjitet lexuesin dhe librin”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se që një qytet të jetë i mirë nuk ka nevojë vetëm për rrugë, trotuare apo sheshe të tjera publike, por më së pari ka nevojë për kultivimin e dijes dhe kjo sipas tij vjen edhe duke krijuar kushte sa më të mira për lexuesit.
“Bibliotekat nuk duhet të kthehen thjesht në qendra leximi, por edhe në hapësira ku komuniteti mund të angazhohet në aktivitete të ndryshme sociale e kulturore. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me emërtimin e bibliotekave, shkollave dhe rrugëve me emra të njerëzve që përçojnë kulturë. Bashkia e Tiranës sapo ka marrë përsipër ngritjen e muzeut të Ismail Kadaresë, do të bëjmë njësoj edhe me shtëpinë e Dritëro Agollit apo me vendtakimet e shkrimtarëve të tjerë, për të emetuar vlerat tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse po pastrojmë të gjitha emërtimet në Tiranë, rreth 400 prej tyre do të largohen nga listat e qytetit sepse nuk përfaqësojnë diçka dinjitoze”, theksoi Veliaj.

veliajjjokkk.jpg

bibliooook.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842