INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të kam ty lakuriq me të dashurin”. Përndiqte dentisten me mesazhe, por ja si e pëson 42-vjeçari

“Të kam ty lakuriq me të dashurin”. Përndiqte dentisten me mesazhe, por ja si e pëson 42-vjeçari

Publikuar më: 10:09 02-06-2018

Një dentiste në Tiranë është përndjekur dhe kërcënuar e mesazhe nga një 42-vjecar. Dentisja me inicialet D.B ishte vënë në shenjestrën e sulmit seksual të një shtetasi me orgjinë nga Skrapari, i cili është identifikuar nga prokuroria e Tiranës. Ky person kishte cuar vajzën e tij për të kryer kontrolle tek stomatologia. Sipas “Shqiptarja. Com” shtetasi me inicialet V.Sh, është marrë i pandehur pak ditë më parë nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Sipas dosjes së referuar në gjykatën e Tiranës, V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur. Por burime pranë prokurorisë thanë se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit, ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer. Në dosje përshkruhet sesi V.Sh, përdorte një numër telefonik të rregjistruar në emër të gruas së tij, me të cilin ngacmonte në orare të ndryshme femrat. Një nga kallëzueset, shtetësja D.B ka sqaruar në prokurori se: ”…numrin e telefonit që disponoj e përdor dhe për të patur kontakte me pacientët pasi jam me profesion Mjeke-Stomatologe…”. Prokuroria e Tiranës thotë se në datën 11 dhjetor 2017 në orën 11:40 në celularin e saj i ka shkuar një sms me tekst: “…mua këtë numër ma ka dhënë një person që të ka ty në dorë se të ka parë dhe filmuar me dashnorin…”. Por dentistja i ka kthyer sms duke i bërë me dije se keni ngatëruar numër dhe mos më shqetëso më. Por në të njëjtën ditë është dërguar sërisht një sms me teks: “…të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon…”.Pas kësaj sms-je dentistja ka vënë në dijeni villain dhe bashkëshortin e saj e më pas ajo I është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se V.SH, është lokalizuar në zonën e Astirit Tiranë. Pas gjurmimit të tij, u konstatua se numri i përkiste bashkëshortes së tij. Pas identifikimit të numrit , V.SH është marrë në pyetje. Ai ka pretenduar se nuk është ai autori i dërgimit të sms-ve. Sipas dëshmisë së tij dentisten D.B, e njeh pasi ai vetë ka shkuar për të rregulluar dhëmbët.

Article Logic
Execution time: 0.0047228336334229