INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të kapëm MAT! Thotë që është ''MAMI'', por TAYNA e paska kopjuar te këngëtarja juaj e preferuar këtë TREND që po i ''çmend'' të gjithë! [FOTO]

Të kapëm MAT! Thotë që është ''MAMI'', por TAYNA e paska kopjuar te këngëtarja juaj e preferuar këtë TREND që po i ''çmend'' të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 17:08 27-12-2018

Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club.

Reperja është shumë aktive si me koncerte ashtu edhe në rrjetet sociale ku mban të përditësuar ndjekësit e saj me të rejat e fundit nga jeta profesionale dhe private. Por së fundmi e kemi parë me një stil të veçantë teksa performon dhe siç duket ajo ka menduar të huazojë një trend të sjellë nga Beyonce katër vite më parë.

Ajo është parë me aksesorët e fytyrës në formë maskimi, që mbulojnë tiparet, veç syve, por në versionin e tyre me temina apo rrjete. Fillimisht reperja e njohur nga Kosova u shfaq me maskën dhe fustanin me temina në ditën e saj të lindjes, në javët e para të dhjetorit. Por ky stil duket se i ngjiti Tayna-s aq shumë, sa vendosi që të shfaqet me të në koncerte, si rasti i atij në Kosovë mbrëmjen e djeshme.

TAJNA.jpg

 

Ajo mbante veshur një “jumpsuit” gri me xixa, ndërsa fytyrën e mbulonte me maskën rrjetë.

GJGN.png

 

Me një të tillë u shfaq Beyonce në turneun e saj të katër viteve më parë, “On The Run I”, në qershor të 2014-s, por në versionin e zi të kombinuar me “jumpsuit” të së njëjtës ngjyrë.

BEY.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893