INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të këndosh në rrugë...dënohesh nga drejtësia

Të këndosh në rrugë...dënohesh nga drejtësia

Publikuar më: 09:47 30-03-2017

Mund të duket e çuditshme por është e vërtet. Të këndosh në rrugë mund të gjobitesh. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ku një shqiptare është dërguar përpara drejtësisë për prishjen e qetësisë publike. 

Një 37 vjeçare shqiptare po këndonte për qejfin e saj teksa ecte në rrugë, por kjo ka shqetësuar jo pak kalimtarët, të cilët janë ankuar pranë organeve të drejtësisë.
Nekibja është shqiptare që jeton prej vitesh në Zvicër, por detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar (150 franga). Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.
Por çfarë ndodhi?
Me 1 qershor të vitit të shkuar, Nekibja kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, kishte kënduar këngën e njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown. Ajo kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë.
Teksa ecte në rrugë duke kënduar ajo është ndaluar nga 3 policë, të cilët i kanë thënë shqiptares se kalimtarë të ndryshëm po ankohen për prishjen e qetësisë publike nga ana e saj. Për këtë arsye pak muaj më vonë, në nëntor të 2016, 37 vjeçares Komisioni Policor i Lozanës e kishte lajmëruar për vendosjen e gjobës prej 100 franga. Por Nekibja nuk ka pranuar gjobën, pasi sipas saj ajo nuk ka prishur qetësinë publike duke mbajtur këtë qëndrim.
Nekibja 37 vjeçare:
“Ata më kishin akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”.
Të gjithë pretendimet e shqiptares janë hedhur poshtë nga gjyqtari i çështjes. E në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje shqiptarja është e detyruar të paguajë përveç gjobës edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.
Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941