INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të kesh besim në vetvete, PSE duhet të mësojmë të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm!

Të kesh besim në vetvete, PSE duhet të mësojmë të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm!

Publikuar më: 20:29 21-04-2020

Sa herë ju ndodh të ndiqni idetë e të tjerëve, duke mbytur mendimet tuaja? Është një mekanizëm i lehtë për t’u asimiluar, sidomos për personat e pasigurt. Kështu ndodh e më pas besimi në vete ka mjaft pikëpyetje duke kërkuar përgjigje përreth për dyshimet dhe pasiguritë tona.

Problemi është se këto konfirmime nuk vijnë dhe përfundoni në dyshime ndaj kapaciteteve tuaja për të marrë një vendim e për të mos ndjekur gjykimin e të tjerëve. Ja pse duhet të mësojmë të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm.


Përgjegjësitë. Jeta është e juaja dhe po kështu dhe përgjegjësia për çfarë ndodh. Çdokush e di vetë se cila është më e mira për veten në një situatë. Për këtë arsye, pranoni këshillat por gjithmonë me vetëdije nga njerëz që i kanë jetuar apo kanë nevoja të ndryshme nga tuajat.

Vlerat. Jepini vlerë emocioneve tuaja. Nëse e dini kush është gjëja më e mirë por zërat përreth ju shkurajojnë, do të keni mendime negative. Kështu që ndaluni për një moment dhe mendoni për atë që ju bën të lumtur, dhe që mund të jetë ndryshe nga të tjerët. Besojuni ndjesive tuaja dhe ecni para.

Kritikat. Kritikat, dihet që nuk janë të kënaqshme. Atëherë çfarë duhet të bëni?E njihni shprehjen: Nga ky vesh hyjnë fjalët, dhe nga tjetri dalin. Është një teknikë e mirë për mos t’u mërzitur shumë. Fjalët janë fjalë dhe ato negative nuk janë të nevojshme.


Zgjedhja. Kjo është më e rëndësishmja. Shpesh për të mos u kushtëzuar nga të tjerët mjafton të kemi parasysh përvojën e personit që kemi përballë. Dhe kjo ndodh dhe me personat që i duam shumë, është një mekanizëm i pavetëdijshëm dhe mbrojtës për veten por që nuk duhet të minojë shkathtësinë tuaj.

Shprehni opinionin tuaj. Kush i shpreh më shpesh idetë, tregon që ka personalitet të fortë dhe të sigurt. Kjo mënyrë jep mundësinë, si juve dhe të tjerëve, të ndjeheni të lirë të thoni pa dorashka dhe pa frikë atë që mendoni.

Dëgjoni personat e duhur. Të gjithë ndikohemi nga ata që kemi afër. Por e vërteta është se duhet të zgjedhim se kë duhet të dëgjojmë dhe me kë duhet t’u vëmë tapë veshëve. Kriteri është vetëm një: Keni nevojë për një këshillë pune? Dëgjoni vetëm atë që ka arritur objektivin, apo ka shkuar afër. Keni nevojë për këshillë në lidhje? Drejtohuni atij që po jeton një lidhje që i afrohet idealit tuaj. Dëgjimi i njerëzve që nuk i njohin nga afër qëllimet tuaja do t’ju mashtrojë dhe do ju nxjerrë nga binarët.

Dështimi. Nëse nuk bëni atë që dëshironi, do të jetë shumë e vështirë të dështoni, por edhe të fitoni ama. Kështu që keni guxim dhe përqendrohuni në atë që dëshironi, pa u mashtruar nga dëshirat e të tjerëve. A ka rreziqe? Do ju shërbejnë të jepni më të mirën.

Article Logic
Execution time: 0.0023119449615479