INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të konsumosh makarona në darkë apo jo?/ Ja çfarë thonë studiuesit

Të konsumosh makarona në darkë apo jo?/ Ja çfarë thonë studiuesit

Publikuar më: 20:20 04-05-2019

Ushqimi është një nga dashuritë më të mëdha për çdo njeri por zgjedhja e tij duhet të jetë shumë e kujdesshme.

Një nga ushqimet më të preferuara për secilin nga ne janë makaronat por për shkak se kanë përbërje brumi njerëzit evitojnë t’i konsumojnë në vaktin e darkës.

Pavarësisht gojëdhënave të shumta, që flasin për rëndim të stomakut apo probleme me tretjen, të konsumosh makarona në vaktin e darkës nuk është e dëmshme.

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Në të rezulton se nëse ky ushqim konsumohet në mbrëmje, ka efekte pozitive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirëson ndjeshëm gjendjen tonë falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338