INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të krimbur në para, por kopracë në kulm [VIDEO]

Të krimbur në para, por kopracë në kulm [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 23-12-2017

Jeta e të famshmëve milionerë jo gjithmonë është e rrethuar nga luksi dhe shpenzimet marramendëse. Në mesin e të famshmëve të pasur, ka nga ata që janë jashtëzakonisht të kursyer. Për shembull, a njihni shumë milionerë që thjesht nuk mund të lënë zakonet e tyre të blerjes me kupona? Apo që miliarderë të teknologjisë të debatojnë me hotelet lidhur me tarifat në dhomë? Disa sportistë të famshëm refuzojnë të bëjnë bamirësi. Duket pak e çuditshme - të kesh të gjitha paratë në botë, e prapë të jesh kaq i kursyer me të.

15. Hilary Swank
Aktorja vlen rreth 40 milionë dollarë. Ajo u rrit kur ishte fëmijë në një rulo kampingu. Sot, ajo është e njohur për mbledhjen e kuponëve , dhe për blerjet në rastet kur bëhen ulje.

14. Halle Berry
Ajo bën pazare në dyqane për mbështjellëse letrash. Berry është gjithashtu e njohur për të zbuluar rastet e volitshme, kur bëhen ulje. Ajo bën pazar para se të blej dhe mesa duket kjo rrjedh nga fëmijëria, kur nëna e saj luftonte për paratë.

13. Tobey Maguire
Maguire është një nga djemtë që ka luajtur Spiderman. Ai është një njeri shumë i famshëm dhe i suksesshëm. Dhe këto ditë, ai është i famshëm për një gjë tjetër: kursim.

12. Kristen Bell
Bell së bashku me bashkëshortin e saj, Dax Shepard, Bell jeton një jetë relativisht modeste. Ajo veshi një fustan në vlerën e 45 $ për një event. Martesa e saj me Dax Shepard kushtoi vetëm 142 dollarë.

11. Keira Knightley
Keira është një aktore me famë botërore. Ajo ka një vlerë neto prej rreth 50 milion dollarë, por për të mbajtur veten në kontroll, ajo jeton vetëm me 50,000 dollarë në vit.

10. Sarah Jessica Parker
Aktorja e Sex and the City është rritur në një familje që merrte ndihmë publike . Ndoshta kjo është një nga arsyet që ajo është aq shtrënguar me paratë. Parker bën një jetë modeste.

9. Mick Jagger
Këngëtari i Rolling Stones dhe babai i tetë fëmijëve , tani në mes të 70-tave të tij, është me famë të keqe . Jagger ka pasur beteja shumë publike me ish-gruan e tij dhe me fëmijët e vegjël mbi financat. Ai akuzohet se negocionte me prostituta për tu marrë një çmim më të lirë.

8. Mark Zuckerberg
Themeluesi i Facebook vlen miliarda. Ai nuk pranoi të lërë bakshishe në restorante dhe ka luftuar hotelet duke i akuzuar për gjëra që kanë shtuar faturat e tij.

7. Warren Buffett
Buffett është personi i dytë më i pasur në botë. Ai jeton në Omaha, Nebraska, në një shtëpi dhe lagje modeste. Ai gjithashtu drejton një makinë modeste. Fiton një pagë prej 100,000 dollarë në vit.

6. Mel Gibson
Industria e filamave e ndihmoi Gibson të fitojë miliona. Ai shpenzon në disa gjëra por është tepër i kursyer në transport. Gibson drejton një Toyota Cressida të vjetër - një zgjedhje e habitshme për një person që ka me qindra miliona dollarë.

5. Ed Sheeran
Sheeran është një fenomen multi-milioner dhe botëror. Por ai i qëndron besnik zakonit , të mbajtjes së shpenzimeve nën kontroll. Ai i jep vetes vetëm rreth 1200 dollarë në muaj për t'i shpenzuar. Ai përdor të njëjtën llogari bankare që ai ka pasur që kur ishte adoleshent.

4. Tiger Woods
Tiger Woods është një atlet tjetër profesionist që është i kursyer. Kjo, sipas disa njerëzve, është një nga cilësitë e tij më të mira. Woods nuk shpenzon

3. Lady Gaga
Këngëtarja ka bërë shumë para gjatë viteve të fundit . Ajo pëlqen kuponat gjë që duket si një zakon i çuditshëm për një multi-milionere. Madje ajo pëlqen të negociojë kur pazaret për rroba.

2. Michael Jordan
Michael Jordan është atleti më i paguar në histori. Ai fitoi më shumë se 1.7 miliardë dollarë gjatë periudhës kur luante. Jordani refuzoi të jepte para për të pastrehët.

1.Leonardo DiCaprio
Aktori është një nga personazhet më të famshme në botë, i pasur, zotëron ishullin e tij privat. Por ai është i kursyer. Nuk udhëton me avionë privatë. Ai gjithashtu drejton një automjet Toyota Prius, një opsion i kursyer.

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766