INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të lësh bukën për luksin[VIDEO]

Publikuar më: 09:22 27-06-2018

Shqiptarët kanë nisur të kursejnë para për t’u ushqyer në një kohë, që shpenzojnë më shumë për produktet e "luksit". Sipas INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2018 indeksi i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore ka mbetur në vendnumëro në krahasim me tremujorin e parë të 2017, pra me pak fjalë familjarët nuk kanë shtuar në tryeza ushqimet bazë. 

Gjatë vitit 2016 indekset e tregtisë me pakicë të ushqimeve kishin rritje vjetore më të larta se 9%, ndërsa në 2017 dhe në 2018 ato kanë qënë në rënie të vazhdueshme duke kapur vlerën ekstreme këtë vit me 0.2%. Po kur bëhet fjalë për produkte jo ushqimore këtë vit qytetarët nuk janë treguar fare të kursyer. Blerjet e produkteve të “luksi” si alkooli, duhani apo dhe veshjet kanë qënë më të shumta, pasi ato janë rritur me gati 3%. Edhe blerja e produkteve të tjera jo ushqimore ku veçohet karburanti ka qënë më e lartë se një vit më parë me afro 0.2%. E këto të dhëna e tregojnë qartë se po kursejmë për bukën apo ushqimet e domosdoshme dhe paratë po i shpenzojmë për produkte të dorës së dytë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273