Pak kohë më parë Ana Kauri u largua nga 'Përputhen', duke thënë se nuk ndihej vetëvetja. Të gjithë ishin të sigurt se jashtë e priste Fation kuqari, i cili në një intervistë për "Roped ëith Olsi" i kërkoi të dilte beqare nga aty. Ana dhe Fationi janë përfolur shpesh për lidhje dhe se janë takuar pas emisionit, mirëpo ish-konkurrentja ka treguar se kjo nuk ka ndodhur. Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur për këtë, Ana ka reaguar me një "Jo".
Ndërkohë Fationi ka publikuar disa foto në Instagram dhe në sy ka rënë komenti i ish-konkurrentes. Ana i ka dërguar disa emoji të zjarrit, ndërsa ai ia ka kthyer mbrapsht, por shoqëruar me një zemër të kuqe.